Astroholic Store

Le ta zgjidhim së bashku këtë mister…

Nëse jeni edhe juve nga ata njerëz që e gjejnë qetësinë, paqen, frymëzimin dhe relaksin duke vrojtuar qiellin, yjet, hënën dhe planetet me orë të tëra, atëherë ky shkrim është realizuar vetëm për ty.

Një takim me partneren tuaj, në mesin e askundit, në qetësinë e natës, me yjet dhe hënën që ju shoqëron gjatë gjithë kohës, është ndoshta një ndër takimet më romantike që mund të realizoni ndonjëherë.

Pavarësisht nëse vendosni të bëni kamping, apo thjesht të udhëtoni në prag mesnate në një kodër pranë qytetit tuaj, këto janë sendet e nevojshme që ju duhen përgjatë gjithë kësaj kohe.

Qëndroni me ne deri në fund për të mësuar çdo detaj të takimit ideal me partneren tuaj, në vetëm 5 hapa.

1. DYLBI “LOW LIGHT” OSE “NIGHT VISION”

Në varësi të vendit ku jeni, shanset janë që t’i shihni yjet me sy të lirë.

Por për aventurierët të cilët duan t’i marrin maksimumin momentit në të cilin ndodhen, kaq nuk mjafton. Në këtë rast, një palë dylbi  “Low Light” ose “Night Vision”, është zgjedhja ideale.

Këto dylbi më poshtë janë zgjidhja perfekte për takimin tuaj. Ato zmadhojnë aq shumë sa mund ta shihni hënën dhe yjet në pëllëmbë të dorës, ndërsa rezolucioni i tyre është ideal për pamje të paharrueshme gjatë natës.

Veç kësaj, dylbitë dixhitale të natës kanë aftësinë  që të shkrepin foto dhe të xhirojnë video me metrazh të gjatë, në varësi të kartës së memories që keni vendosur.

si mund te planifikoni nje date perfekt e unik-31

2. MONOCULAR OSE DYLBI TEKE QIELLORE

Ajo që është interesante në lidhje me monokularët dhe dylbitë teke qiellore, është se jo vetëm që janë portativë, lehtësisht të transportueshëm dhe të montueshëm, por mundet dhe të lidhni telefonin tuaj me anë të mekanizmit, e të bëni foto dhe video të imazheve që shihni përmes lenteve.

Nëse vendi që zgjidhni është i errët dhe pamja është e qartë, e pamjegulluar dhe pa pengesa, shikimi i yjeve dhe trupave qiellorë do t’ju bëjë mos të shkiteni nga vendi ku ndodheni.

Në rast se do të merrni me vete një teleskop, i cili kërkon pak kohë për t’u montuar dhe kalibruar, sillni një batanije e vendoseni poshtë tij, në mënyrë që të shmangni incidentet nëse ju bien lentet e montueshme.

si mund te planifikoni nje date perfekt e unik-32

3. SHPORTË PIKNIKU E MBUSHUR PLOT

Pavarësisht se arsyeja kryesore e këtij takimi është vështrimi i detajuar i qiellit dhe trupave të tij, ushqimi është një element shumë i rëndësishëm për të qenë sa më romantik dhe perfekt.

Si fillim, shtroni një batanije të ngrohtë poshtë në mënyrë që të krijoni një ambient sa më të përshtatshëm, më pas vendosni shportën me ushqime “light” mbi të dhe filloni të servirni “dhuratat”.

Çfarë është diçka më romantike se kaq?!

Më e mira do të ishte që shporta e piknikut të jetë termike, në mënyrë që pijet e marra me vete të ruajnë temperaturën e ftohtë, gjë që do ishte ideale për netët e nxehta të verës.

Përsa i përket përzgjedhjes së ushqimeve, do ju rekomandoja diçka të lehtë dhe të thjeshtë për t’u servirur e shijuar.

Të preferuarat e mia janë frutat e stinës, ose edhe një mix djathrash e proshutash të ftohta, në rast se ndonjë prej jush është “llupës”.

Gjithashtu, mos harroni çokollatat e ëmbla në formë zemre.

4. SHTROJE PIKNIKU, KARRIGE, APO DYSHEK ME AJËR?

Çfarë është më romantike sesa të përqafosh partnerin tënd nën dritën e hënës, të ulur mbi një shtroje të ngrohtë dhe të rehatshme?!

Nëse jeni të kujdesshëm ndaj detajeve, unë do rekomandoj një shtroje të jashtme pikniku që është e ngrohtë dhe e lehtë për t’u palosur dhe shtruar.

Por nëse nuk keni diçka të tillë, mund të merrni një peshqir të butë, mjaftueshëm të madh që të uleni të dy mbi të.

Nëse ulja në tokë nuk është komode për juve, mund të merrni me vete dy karrige plazhi të palosshme.

Idealja do të ishte që të mundet edhe të përkuleni mbrapa me to, në mënyrë që vrojtimi i qiellit të jetë sa më komod dhe praktik për juve.

Nëse as kjo nuk i përmbush kriteret tuaja të rehatisë, atëherë mund të merrni me vete një dyshek me ajër, por sigurohuni që të keni një pompë me vete në mënyrë që të mos keni nevojë ta fryni manualisht!

5. ELEKTRIK DORE DHE POWERBANK

E gjithë ideja pas shikimit të yjeve është që juve ta bëni atë gjatë natës, pra, kur është errësirë. Prandaj, prania e një elektriku dore të vogël me vete do të ishte ideali për këtë skenar.

Ndonëse nuk është shoqëruesi më romantik i këtij takimi, ama patjetër që do ishte shoqëruesi më i sigurt (për sa kohë që keni një grup baterish që punojnë në të). Sigurisht, ju mund edhe thjesht të zgjidhni të përdorni telefonin tuaj, por unë jam një nga ata njerëz që e përdor telefonin shpesh dhe një elektrik dore e gjej të nevojshëm kurdoherë planifikoj aventura të tilla.

Gjithashtu, një arsye tjetër kryesore se përse ju duhet elektriku i dorës, është edhe për të shërbyer si orientues për pozicionimin e Dylbisë, Night-visionit, apo Teleskopit tuaj, shumë më mirë seç mund ta bënte drita e telefonit tuaj.

Mos harroni të merrni me vete edhe një “Powerbank” të fuqishëm, pasi qielli edhe hëna të rrëmbejnë në mrekullinë e tyre, dhe telefoni është një mjet i domosdoshëm për juve, sidomos kur e përdorni për të shkrepur foto dhe video.

Neve me zor po presim që të marrim feedback-un tuaj edhe të na thoni se si shkoi takimi juaj, pasi vutë në zbatim këshillat tona. Ia kalofshi sa më bukur, dhe mos harroni…mos hani shumë çokollata :p

Produktet tona

Updating…
  • Nuk ka produkte në shportë.
Na shkruaj
Na shkruani ne Whatsapp!
Pershendetje! Si mund t'ju ndihmojme?