Untitled design (32)

Cilat jane kategorite e produkteve qe tregton Astroholic Store?

Astroholic Store tregton 8 kategori te ndryshme te produkteve "Outdoor" dhe jo vetem, te cilat jane: Teleskopat per Femije, Teleskopat Refraktore, Teleskopat Reflektore, Dylbi te tipologjive te ndryshme, Dylbi Qiellore, Dylbi Nate Dixhitale "NightVision", Mikroskope dhe Lodra Druri e Inteligjente per Femije.

Sa vite keni qe operoni ne kete fushe?

Astroholic Store operon online qe prej vitit 2018 ne rrjetet sociale Facebook e me pas ne Instagram. Nga viti 2016-2018, drejtuesit e ketij biznesi risi ne tregun shqipetar, kane tregtuar produkte "Outdoor", si Personal Shopper, duke patur njohurite dhe pasionin e nevojshem ne fushen e astronomise, turizmit dhe jo vetem.

A mund ta kthej mbrapsht nje produkt qe nuk me pelqen?

Politika jone e demonstrimit te produkteve eshte shume transparente per cdo klient potencial. Ne tregojme foto live, foto studio dhe video te secilit produkt qe tregtojme, qofte video unboxing apo video e performances se produktit. Ne rast se klienti deshiron te porosise, ne u japim te gjitheve mundesine qe ta hapin porosine para se ta paguajne dhe ta shikojne. Ne rast se nuk jane te kenaqur me produktin apo i nderrohet mendja per ta blere, zgjedhin mos ta paguajne. Ne te kundert, ne nuk mbajme pergjegjesi per kthimin e produktit, pasi nje produkt i ri ne kuti pasi perdoret, ne nuk mund ta shesim me, pasi ne shesim vetem produkte te reja.

Dua te blej nje teleskop por nuk kam shume njohuri per to. A mund te me asistoni?

Patjeter, dhe kjo eshte pjesa me e bukur e punes sone, pasi pervecse tregtise, satisfaksioni yne me i madh eshte kur i informojme dhe keshillojme klientet tane rreth cdo paqartesie apo pasigurie qe kane rreth teleskopave. Per te patur nje konsulte FALAS me ne per produktin ideal per interesat tuaja, kemi ne dispozicion rrjetet sociale Facebook, Instagram, ose mund te na kontaktoni apo telefononi ne numrin e Whatsappit, poshte ne te djathte te Whatsapp-it. Gjithashtu, nje forme tjeter e komunikimit me ne, eshte edhe adresa jone e e-mailit: info.astroholic@gmail.com.

Cilat jane ofertat tuaja aktive?

Nje nga arsyet pse jemi akoma lider sot e kesaj dite, eshte sepse cdo fillim muaji, ne ofrojme nje kategori te caktuar produktesh, te cilet ofrohen me zbritje duke filluar nga 15% deri ne 70% ulje cmimi, ne varesi te muajit dhe produktit. Ne seksionin "Ofertat e Muajit", gjeni cdo oferte aktive qe eshte e vlefshme pergjate gjithe muajit.

Ne cilat shtete te tjera beni transport vec Shqiperise?

Ne Shqiperi, transporti eshte FALAS per cdo produkt te listuar ne website, dhe produkti mberrin ne adresen tuaj per 24-48 ore. Ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, sherbimi i transportit kushton 6 euro dhe transporti vonon 4-10 dite, ne varesi te qytetit dhe shtetit perkates.

A mund te porosisim ne Whatsapp, Facebook dhe Instagram, pervecse ne Website??

Patjeter qe po, stafi yne i shitjeve operon ne te gjithe rrjetet sociale, por arsyeja pse ne inkurajojme klientet tane qe te porosisin nepermjet websitet, eshte sepse per cdo porosi te perfunduar ne website, ne ofrojme 10% ulje per cdo produkt, ne cdo kategori (perjashtuar produktet e listuara ne seksionin "Ofertat e Muajit").

Sa eshte kostoja shtese e paketimit per produkte qe i kemi per t'i bere dhurate?

Ne rastet kur doni te surprizoni te afermit tuaj apo miqte tuaj, ne ofrojme per klientet tane paketime speciale per te gjitha moshat dhe gjinite. Kostoja e paketimit eshte FALAS.

Si mund te porosis nga Website?

Kete pjese e kemi bere shume te thjeshte per te gjithe grupmoshat. Ne krye te websitet tone, klikoni ne seksionin "Si te porosisni" dhe aty do te gjeni nje video shpjeguese qe nga perzgjedhja e produktit e deri ne perfundimin e porosise, e vec kesaj, cdo veprim ne video eshte i thjeshtuar edhe me tekst shpjegues, hap pas hapi, renditur kronologjikisht.

Cili eshte "Coupon Code" per te perfituar 10% ulje per porosi nga Website?

Coupon Code, te cilin mund ta aplikoni ne formen e Checkout-it, eshte Astro10
Updating…
  • Nuk ka produkte në shportë.
Na shkruaj
Na shkruani ne Whatsapp!
Pershendetje! Si mund t'ju ndihmojme?